Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Banka Botërore: Një në katër qytetarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor jeton në diasporë

Sipas raportit të fundit ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, 1 në 4 persona nga kjo rajon jeton aktualisht jashtë vendit. Ndërsa emigracioni sjell sfida si mungesa e fuqisë punëtore, raporti nënvizon se ai gjithashtu ofron mundësi për përfitime ekonomike. Banka Botërore thekson se nëse menaxhohet në mënyrë efektive, migracioni mund të kontribuojë në zbutjen e varfërisë, nxitjen e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve, duke çuar në krijimin e vendeve të punës dhe transferimin e njohurive. Raporti thekson se remitencat ndihmojnë në përmirësimin e burimeve financiare për familjet e emigrantëve. Kthimi i emigrantëve të kualifikuar mund t i sjellë ata  vendet e tyre të origjinës, ndërsa pagat më të larta jashtë vendit mund të motivojnë arsimimin dhe rritjen e aftësive për ata që vendosin të qëndrojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …