Zyrtari i lartë amerikan, James O’Brien, dhe drejtoresha për Punë të Jashtme, Angelina Eichhorst, qëndrojnë në Kosovë

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Angelina Aihorst, pritet të arrijnë sot për vizitë në Prishtinë. Dy zyrtarët e lartë amerikanë, do të  bisedojnë me kryeministrin Albin Kurti. AtA gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në një vizitë të paparalajmëruar në Serbi ku janë takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq,  i cili tha  se kishin shkëmbyer mendime për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Kosova ishte një nga temat kryesore të diskutimit, dhe Vuçiq theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut, me mbështetjen e Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …