Ministri Maqedonci mohon ndikimin e zëvendësit të tij, Shemsi Syla, dhe denoncon fushatat me lajme të rreme

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zbuluar detaje nga takimi me kryetaren,  Vjosa Osmani.  Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes ka qenë shpesh cak i lajmeve të rreme, duke përfshirë spekulime mbi dorëheqjen e tij dhe humbjen e armatimit. Sipas Maqedoncit, këto fushata janë nxitura nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim destabilizimin e vendit. Një tjetër çështje që ka qarkulluar është sikur thuhet ndikimi i zëvendësministrit të tij, Shemsi Syla, në destabilizimin e Ministrisë. Ministri Maqedonci e mohon këtë, duke konfirmuar se ai është përgjegjës për vendimet e Ministrisë dhe se nuk do të lejojë që të tjerë të marrin rolin e tij në proceset vendimmarrëse. Ai ftoi të gjithë ata që kanë shqetësime të drejtohen direkt te ai.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …