Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, thotë se partia e Albin Kurtit nuk arrin ta bëjë dallimin në mes të partisë dhe shtetit

Duke e komentuar mospjesëmarrjen e Vetëvendosjes në seancat e thirrura nga opozita, deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se partia e Albin Kurtit nuk arrin ta bëj dallimin në mes të partisë dhe shtetit. Tani po shihet papërgjegjësia e partisë e cila  nuk e kupton çka është institucioni, nuk e kupton dallimin mes partisë politike dhe Kuvendit dhe ky është nënçmimi që ia bën elektoratit të vetë. Qeveria është shkurtpamëse dhe nuk e dinë që lufta është brenda partive politike dhe  nuk e kupton që Kosova është mbikëqyrje të madhe ndërkombëtare. Andaj  një luftë politike me faktorë të ndryshëm ndërkombëtar që duhet të jemi më të përgjegjshëm që me ju tregu që ne e duam më shumë Kosovën se ata, ka thënë deputeti i pavarur, Fatmir Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Urim i ngrohtë dhe plot mirënjohje: Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari përcjell mesazh frymëzues për Fitër Bajram

Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së …