Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryeministri Mickovski me ndihmën e kryeministrit Kurti, ka filluar të cenojë interesat e shqiptarëve në Maqedoni

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Prishtinë, Avni Arifi, ka reaguar pas letrës së fundit të Ali Ahmetit, kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, e cila u dërgua liderëve ndërkombëtarë për të ngritur shqetësimet mbi zhvillimet politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Në këtë letër, Ahmeti thekson rrezikun që këto zhvillime paraqesin për Marrëveshjen e Ohrit dhe stabilitetin e një shteti shumëetnik. Ai ka theksuar se Mickovski, i cili u bë kryeministër i Maqedonisë së Veriut me ndihmën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka filluar të cenojë interesat e shqiptarëve në këtë vend. Arifi shpreh shqetësim për largimin e figurave që përfaqësojnë UÇK-në nga qeverisja në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ky largim po krijon pasoja negative për shqiptarët atje. Koha do të tregojë se largimi i UÇK-së nga qeverisja në Maqedoninë e Veriut është një gabim i madh,” duke shtuar se edhe ish-presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, ishte i shqetësuar kur mësoi për këtë synim nga kryeministri Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Urim i ngrohtë dhe plot mirënjohje: Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari përcjell mesazh frymëzues për Fitër Bajram

Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së …