Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për politikat e tij, të cilat kanë çuar në izolimin e vendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për politikat e tij, të cilat, sipas Haradinajt, kanë çuar në izolimin e Kosovës nga aleatët perëndimorë dhe vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian. Haradinaj e cilësoi të papranueshme që Serbia, me lidhje të ngushta me Rusinë, ka shpëtuar pa sanksione ndërsa Kosova po përballet me pasoja. Ai shkoi më tej duke thënë se Kurti është më “pro-serb dhe pro-rus” sesa Vuçiqi dhe Vulini, duke e akuzuar për politika që i kanë sjellë Kosovës sanksione, një situatë  anti-perëndimore dhe anti-amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

EULEX-i mirëpriti njoftimin e autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës

Giovanni Pietro Barbano: Çdo iniciativë për xhandarmërinë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën

Shefi i misionit të EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka deklaruar se çdo hap drejt krijimit …