Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Aida Dërguti thotë se Hekuran Murati dhe Besnik Bislimi nga ekspertë ekonomie, u shndërruan në kontabilistë të pushtetit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, duke thënë se që nga ardhja e tyre në pushtet janë shndërruar nga ekspertë ekonomie në kontabilistë. Sipas saj, Vetëvendosje i paraqiste Muratin dhe Bislimin si figura që do të sillnin ndryshime të mëdha në ekonominë e vendit, por në realitet ata fokusohen vetëm në rregullimin e shifrave dhe statistikave për të impresionuar auditorët. Ajo shtoi se, për të vlerësuar qeverisjen, duhet pyetur qytetarët,  nëse cilësia e jetës së tyre është përmirësuar nën këtë administratë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende pa përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së: Çfarë po ndodh me 900 milionë eurot e premtuara?

Pavarësisht premtimit të Bashkimit Evropian për të ndarë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor deri …