Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj ministrit Hekuran Murati, që drejton Ministrinë e Financave, duke e akuzuar për dështim në menaxhimin e Trustit. Rukiqi deklaroi se është një fakt i pamohueshëm se Trusti ka pësuar humbje prej gjysmë milioni euro në ditë, si pasojë e dështimit të Muratit për të zgjedhur anëtarët e Bordit të Trustit. Kjo situatë, sipas tij, tregon për keqmenaxhim dhe mungesë përgjegjësie nga ana e ministrit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
