leoni

Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar të marrë pjesë në tryezën për demarkacionin me Malin e Zi

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kërkuar që të marrë pjesë në tryezën në të cilën do të diskutohet për demarkacionin me Malin e Zi. Kjo tryezë është thirrur nga eksperti, Shpejtim Bulliqi. Ai ka kundërshtar demarkacionin aktual dhe kërkesa e tij për mbajtjen e një tryeze është miratuar nga Kryesia e Kuvendit, meqë më herët ka qenë edhe krye kuvendari Kadri Veseli ai që ka propozuar debat të tillë. Zyrtar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se kërkesa e liderët të tyre për të marr pjesë në këtë tryezë vjen pasi Ramush Haradinaj është kundërshtari më i fuqishëm i kësaj marrëveshje e cila nëse ratifikohet në Kuvend, Kosova do të humb rreth 8 mijë hektar tokë. Tryeza në të cilën do të diskutohet për çështjen e demarkacionit është paralajmëruar se do të mbahet më 3 gusht dhe në atë do të marrin pjesë përkrahës dhe kundërshtues të kësaj marrëveshje si dhe përfaqësues të dhjetëra institucioneve të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqëria civile proteston sërish para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”

Pjesëtarë të shoqërisë civile janë rikthyer sërish para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër …