Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qëndron për vizitë në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku po merr pjesë në Konferencën e Lidershipit Global, të organizuar nga NDI në Filadelfia. Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë ku po marrin pjesë lider të vendeve të ndryshme, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është takuar me kryetarin e Kuvendit të Gjeorgjisë, David Usupashvili. “Kisha kënaqësinë të takoj kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, në Konferencën e Lidershipit Global, të organizuar nga NDI në Filadelfia. Ndonëse Gjeorgjia nuk e ka njohur ende Shpalljen e pavarësisë së Kosovës, megjithatë, biseduam për mundësinë e bashkëpunimit të dy vendeve tona”, ka shkruar në adresën e tij elektronike, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai mori pjesë edhe në emërimin e Hillary Cllinonit, kandidate nga Partia Demokratike për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
OVLUÇK: Ka interesim jashtëzakonisht të madh të qytetarëve për të marr pjesë në protestën e 7 gushtit
Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …