Në Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar diplomoi gjeneral brigade Enver Cikaqi

Në Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar diplomoi gjeneral brigade Enver Cikaqi

Pas përfundimit të studimeve një vjeçare, në Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Londër diplomoi me sukses gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së. Me rastin e diplomimit,  gjeneral brigade Enver Cikaqi tha se jam njeri më me fat, që pata rastin ta kryejë këtë kolegj me renome botërore. Jam angazhuar që ta prezantojë vetveten dhe shtetin tim, në mënyrën më të mirë të mundshme. Kolegji Mbretëror për Studime të Mbrojtjes është niveli më i lartë i edukimit për ushtarak dhe diplomat në Angli, është një koncept i studimit, post-diplomik, ku marrin pjesë të gjitha institucionet e sigurisë, që janë të përfshira në ndërtimin e strategjive të sigurisë dhe të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Ky Kolegj përgatitë liderë strategjik përmes programit të avancuar për zhvillim të lidershipit dhe të menduarit strategjik. Studimet gjatë këtij viti akademik i kanë ndjekur 96 studentë nga 53 shtete të ndryshme të Botës, kurse nga Kosova këtë vit ishte gjeneral brigade Enver Cikaqi”, thuhet në njoftimin për media.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini: Jemi në proces të çmontimit të shtetit, Kurti po shpërfill rendin kushtetues dhe ligjin

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka ngritur alarmin për gjendjen politike …