Gjatë tri viteve të fundit në Klinikën Infektive janë identifikuar 443 raste me hepatit

Ashtu sikur anekënd vendeve të botës edhe në vendin tonë u mabjtën aktivitete të ndryshme për të shënuar Ditën Botërore të Hepatitit. Gjatë diskutimeve në tryezën “Njihu me hepatitin –Vepro tani” ku morën pjesë ekspert të shëndetësisë u tha se Kosova ka nevojë që të bëjë më shumë kampanja për të njoftuar njerëzit lidhur me sëmundjet që shkaktohen nga hepatiti. Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tha se furnizimi me barna për hepatit C është i mirë, ndërsa, me hepatit B, Klinika Infektive po has në vështirësi e që shpeshherë po detyrohet të  bëjë presion tek Ministria e Shëndetësisë dhe drejtorive. Pjesëmarrësit në takim njoftuan se në tri vitet e fundit në Klinikën Infektive janë identifikuar 443 raste me hepatit. Ndërsa, në botë nga format e ndryshme të hepatitit për një vit vdesin 1.4 milion persona. Hepatit është inflamacion i mëlçisë dhe shoqërohet me vdekje të hepatociteve. Zverdhja (ikteri) është një nga shenjat e sëmundjes dhe është pasojë e kolestazës intrahepatike. Gjithashtu, shihen dhimbje barku, diarre, dobësi, mungesë oreksi dhe ethe.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …