Donika Shvarc

Donika Gërvalla nga kritikat e ashpra kundër Donald Trumpit e Richard Grenellit, tani me urime për administratën e re amerikane

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Schwarz, e njohur për deklarata shpesh polemizuese dhe kritika të hapura ndaj figurave të larta amerikane, është detyruar t’i shprehë urimet e saj formale Presidentit të rizgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Në të kaluarën, Gërvalla ka kritikuar ashpër Trumpin dhe ish-emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke e quajtur këtë të fundit si një “kapitull të së kaluarës” dhe “ambasador skandaloz.” Në vitin 2021, ajo i kishte konsideruar Trumpin dhe Grenellin të pa përkushtuar ndaj Kosovës, duke sugjeruar se interesat e tyre ishin kryesisht vetjake. Kjo situatë përbën një sfidë për marrëdhëniet e Kosovës me administratën e re, veçanërisht duke pasur parasysh marrëdhëniet e tendosura të qeverisë aktuale të Kosovës me administratën e kaluar të Trumpit  dhe zhgënjimet publike tashme të ish- administratës Biden.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada e SHBA: Krenarë që mbështesim FSK-në në trajnimin ushtarak në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka mirëpritur pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së …