leoni

Fidan Mustafa

Fidan Mustafa: Është keq kur Shteti i gjunjëzohet para një Berat Buzhale

Institucionet e Kosovës janë të thirrura të zbatojnë ligjin për gjithë qytetarët e Kosovës njësoj dhe në mënyrë të barabartë, pa u amnistuar asnjëri prej tyre, edhe në rastet kur individët kanë pushtet, institucione mediale etj, si në rastin Buzhala. Kjo amnisti në rastin Buzhala, është gjunjëzim ndaj individëve që kanë pushtet, ku gjërat janë të qarta: Ligji po shkelet nga bartësit e institucioneve të shtetit me mosveprim dhe selektim, ka thënë analisti Fidan Mustafa. I rikujtojmë kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, se mendimi i qytetarëve se ju ofroni drejtësi, tani është në dyshim pas standardeve të dyfishta që përdoret në rastin Buzhala dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, që shkelen po të njëjtin ligj! I bëj thirrje edhe njëherë  kryeprokurorit Lumezi për reflektim dhe drejtësi për gjithë qytetarët në zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Ligji është shumë i qartë: Berat Buzhala ka shkelur Ligjin e Republikës së Kosovës, andaj zbatoni atë.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …