Deputetja, Doarsa Kica, kritikon qeverinë, për vdekjen aksidentale e pjesëtarit të FSK-së, që punonte në ndërtimtari

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar me indinjatë pas vdekjes së një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili, për shkak të pagës së ulët, ishte i detyruar të punonte një punë të dytë në ndërtimtari dhe humbi jetën. Në reagimin e saj, ajo kritikoi kushtet e sigurisë në vendet e punës dhe pagat e ulëta në sektorin e ndërtimtarisë. Deputetja i cilësoi si dështime të mëdha të qeverisë si mungesën e sigurisë për punëtorët, ashtu edhe gjendjen e pagave të ulëta që detyrojnë ushtarët të bëjnë punë shtesë për të mbijetuar. Ajo kritikoi gjithashtu qeverinë për mungesën e përkushtimit ndaj çështjeve të brendshme, duke theksuar se përkushtimi ndaj aktiviteteve jashtë Kosovës nuk mund të mbulojë dështimet e brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …