Deputeti i Ferat Shala, i shoqëruar nga Fadil Demaku e Petrit Hajdari kanë vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Deputeti i Ferat Shala, i shoqëruar nga Fadil Demaku e Petrit Hajdari kanë vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i shoqëruar nga Fadil Demaku dhe Petrit Hajdari kanë vizituar të martën Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Shala ka thënë se “do të vazhdojmë të përkrahim njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një të ardhme që nderon sakrificën dhe pasuron brezat e ardhshëm me krenarinë dhe trashëgiminë e UÇK-së”. “Sot, bashkë me Fadilin dhe Petritin, vizituam bashkëluftëtarët në Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së në Drenas, patëm kënaqësinë t’ju urojmë për përfundimin e zgjedhjeve dhe për formimin e strukturave të reja.  Këto zgjedhje janë dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për t’i mbajtur gjallë vlerat dhe idealet për të cilat kemi luftuar, duke ruajtur gjithashtu unitetin dhe forcën që e kanë karakterizuar gjithmonë këtë shoqatë. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe përkushtimit të ndërsjellë, do të vazhdojmë të përkrahim njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një të ardhme që nderon sakrificën dhe pasuron brezat e ardhshëm me krenarinë dhe trashëgiminë e UÇK-së”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …