Enver Hoxhaj:

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve nga Britania e Madhe

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve nga Britania e Madhe. Ai ka thënë se ky takim ka shërbyer si një platformë për diskutimin e çështjeve kyçe që lidhen me prioritetet strategjike të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, duke ritheksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, pasi që proces po aq të rëndësishëm sa shpallja e pavarësisë më 2008. Enver Hoxhaj, ka vënë theks të veçantë në rolin që duhet të luajë Britania në mbështetjen e shtetndërtimit të Kosovës dhe avancimin e saj drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Evropës. Në një botë të ndryshimit tektonik gjeopolitik, të kërcënimeve të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan, anëtarësimi i Kosovës në NATO, është i rëndësisë së barabartë me pavarësinë e Kosovës, më 2008-n”, ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …