Autoritetet shëndetësore palestineze kanë njoftuar se shumë palestinezë janë vrarë e plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Gjatë natës midis 16 e 17 nëntorit, nga këto sulme janë vrarë të paktën 12 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë. Radio Evropa e Lirë njofton se gjashtë persona u vranë në kampin Nuseirat, ndërkaq katër të tjerë në Bureixh. Këto kampe refugjatësh në Gazë ishin ndërtuar më 1948, në luftën që ndodhi rreth kohës kur u krijua Izraeli. Edhe dy persona të tjerë u vranë gjatë sulmeve izraelite në Gazë, tha spitali Martirët e Al-Aksës, që pranoi të 12 trupat e pajetë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se afër 43.800 palestinezë janë vrarë gjatë luftës në këtë territor. Po ashtu, rreth 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës janë zhvendosur.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së
Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
