Presidenca dhe Kryeministria  nuk janë deklaruar për mos shënimin e emërtimit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Tridhjetë vjet më parë, ishte vendosur  emërtimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo erdhi si pasojë e gjendjes së rënduar në Kosovën e asaj kohe kur shqiptarët maltretoheshin nga regjimi i Sllobodan Millosheviq. Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Presidencës nuk janë deklaruar mbi arsyen e mos shënimit të kësaj date historike me ndonjë aktivitet publik. E për këtë janë kritikuar nga themelues të UÇK-së e ish-i burgosuri politik, Nait Hasani, i cili kritikoi Qeverinë dhe Presidencën e Kosovës, duke thënë se kjo ka ndodhur nga neglizhenca dhe inati politik mes partive, që sipas tij, mos të jetë dita e themelimit të UÇK-së.  Ajo ka  krijuar vlera me luftën  dhe gjakun e dëshmorëve të rënë në beteja anë e kënd Kosovës e tokave shqiptare  për liri”, ka thënë Hasani në një përgjigje me shkrim. Megjithatë, shënimi i këtij përvjetori u manifestua  te dielën nga organizatat e dala nga lufta – përmes një akademie solemne.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …