Sazan Ibrahimi: Qeveria e Kosovës nuk ka vullnet për zgjidhjen e çështjes së kontratave kolektive, komunat humbin 60 milionë euro

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kritikuar qeverinë për mungesë vullneti në zgjidhjen e çështjes së kontratave kolektive. Sipas Ibrahimit, përpjekjet e zhvilluara gjatë këtij viti me kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati për të adresuar këtë problem nuk kanë pasur sukses. Ai theksoi se, deri tani, komunat e Kosovës kanë humbur rreth 60 milionë euro, një shifër që mund të rritet edhe më tej. Ibrahimi kërkoi që në buxhetin e vitit 2025 të përfshihet një vijë buxhetore e dedikuar për mbulimin e kostos financiare që po shkaktohet nga kontratat kolektive.

 

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …