Ardian Kastrati, reagoi kundër Projektligjit për tekstet shkollore, të cilin e miratoi Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës

Ardian Kastrati: Politika e jashtme e qeverisë-Kurti e çoi Kosovën drejt izolimit ndërkombëtar

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të qeverisë së Albin Kurtit, duke e quajtur “debakël” faktin se në katër vitet e fundit Kosova nuk ka fituar asnjë njohje të re ndërkombëtare. Qasja diplomatike e qeverisë ka pësuar një degradim të rëndë, duke përkeqësuar marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën dhe BE-në. Premtimi i qeverisë për një politikë të jashtme dinamike dhe të koordinuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë ka dështuar të realizohet. Përkundrazi, Kosova ndodhet nën sanksione ndërkombëtare dhe përballet me mungesë të kapitalit diplomatik, për të cilin Kastrati akuzon Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla. Ardian Kastrati argumentoi se situata e tanishme ka vendosur Kosovën në pozitë të paqëndrueshme në Ballkan, ndërsa BE-ja  dhe Amerika kanë intensifikuar bashkëpunimin me Serbinë në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, ka nënvizuar, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …