Gjatë javës do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Zyrës së Prokurorit  i kanë mbetur edhe 43 dëshmitarë për t’i thirrur që të dëshmojnë fizikisht në sallën e gjyqit në gjykimin kundër  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ata  ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020. Numri i dëshmitarëve të prokurorisë ka mbërritur në njëqind. Një pjesë e madhe e këtij procesi gjyqësor ka kaluar në seanca të mbyllura për publikun dhe me dëshmitarë të mbrojtur. Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi në prill të vitit 2023. Krerët e UÇK-së akuzohen nga ZPS-ja për vrasje, torturë e trajtim mizor në periudhën mes viteve 1998–1999. Në procesin gjyqësor që ka nisur më 3 prill 2023, ish-drejtuesit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …