Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, ka folur për takimet që zhvilluan sot në kuadër të takimit ndërqeveritar. Kurti u shpreh edhe njëherë se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, nuk kanë mosmarrëveshje por komunikim të vazhdueshëm e të gjerë. Ai u pyet nga gazetarët nëse ka diskutuar çështjen e gjuhës shqipe në takim me kryeministrin Mickoski. Lidhur me këtë temë kryeministri u shpreh se me çfarë kam kuptuar unë kjo është çështje është në Gjykatën Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut pasi që tri dispozita për përdorimin e gjuhëve janë dërguar tek komisioni i Venecias. Kurti ka shtuar se duhet të presim të gjithë për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese atje që nuk bënë as përjashtime e as diskriminim që e respekton shumëgjuhësin që ekziston në Maqedoninë e Veriut. “Në Maqedoni nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po rrezikohet, sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha Kurti duke ironizuar qëndrimin e BDI-së.
Kontrolloni gjithashtu
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë
Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
