Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me Beogradin zyrtar, duke shtuar se nuk po e sheh qartë se është kthyer në një portë për ndikimin e Kinës dhe Rusisë në Europë. Kurti thekson se Vuçiçi po u hedh hi syve atyre duke shitur një realitet se qëndron në kampin perëndimor, por në të vërtetë nuk ka hequr dorë nga Kosova. “Vuçiç thjesht po e mashtron Perëndimin. Elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës”, tha kryeministri,  Albin Kurti në një intervistë për median zviceriane “NZZ”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës

Komandanti i Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë Zahir Pajazitin, Hakif …