Erdogan

Erdogan kërkon të lirohen nga akuza e ofendimit mbi 2 mijë vetë në Turqi

Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan njoftoi pushimin e të gjitha çështjeve për personat që akuzohen se e kanë ofenduar. Vendim u frymëzua nga uniteti që shfaqën qytetarët gjatë dhe pas grushtit të dështuar të shtetit. Autoritetet turke thonë se nga ky vendim i kryetarit  do të lirohen nga akuza e ofendimit mbi 2 mijë persona. Duke folur nga pallati presidencial, Erdogan u shfaq i zbutur në qëndrimet e veta edhe për vendet perëndimore, që i ka kritikuar jo pak që pas përpjekjes ushtarake për të rrëzuar atë. Ai akuzoi gjeneralin amerikan, Joseph Votel se po mbante anën e puçistëve pas deklaratës së ushtarakut të lartë amerikan se burgosja e disa drejtuesve kryesorë të ushtrisë turke po vinte në rrezik bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve. “Disa njerëz po na japin këshilla. Thonë se janë të shqetësuar.  Asnjë person nga Bashkimi Europian apo Perëndimi nuk i ka ofruar ngushëllime Turqisë. Këto vende, këta udhëheqës që janë të shqetësuar për puçistët, nuk mund të jenë miqtë tanë”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …