leoni

Halil Çadraku:  Falënderon Hashim Thaqin për kontributin për lirinë e Kosovës

Në një dëshmi emocionuese në Gjykatën Speciale në Hagë, Halil Çadraku, një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e përshkroi Hashim Thaçin si një “gjigant” për kontributin e tij në drejtimin politik të luftës për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Çadraku, i cili iu paraqit një video nga një intervistë e mëparshme, theksoi se Thaçi, me rolin e tij udhëheqës, ka bërë një “punë gjigante” për lirinë e Kosovës. Çadraku deklaroi se struktura politike e udhëhequr nga Thaçi ishte kyçe në arritjet e Kosovës. Ai gjithashtu ndau detaje të kohës së luftës dhe shpjegoi lidhjen e tij me Kadri Veselin dhe çështje të tjera të rëndësishme të asaj periudhe. Për të mbrojtur palët e treta, seanca kaloi në private, sipas kërkesës së prokurorit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …