Partia e Drejtesise

Partia e Drejtësisë ka reaguar pas shpërthimit në Prishtinë, duke bërë përgjegjës Shpend Ahmetin

Një degë e Partisë së Drejtësisë ka reaguar pas shpërthimit në Prishtinë  duke bërë përgjegjës Shpend Ahmetin për lejimin e përdorimit të hapësirave publike për organizime private. Kjo parti s’e ka thënë asnjë fjalë për sulmuesin e mbrëmshëm në festivalin e birrës. Organizime të tilla duhet të bëhen në ambiente të mbyllura pasi sjellin degjenerim të të rinjve. Dega e dytë e Partisë së Drejtësisë në Prishtinë, shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë me rastin e lejimit të organizimit të BeerFest në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Komuna e Prishtinës nuk duhet të lejojë që hapësira publike të uzurpohet e të dhunohet, dhe se organizime tē tilla duhet të jenë të mbyllura dhe jopublike”. Festivali i Birrës nuk promovon kurrfarë vlerash edukative as kulturore sa për ta uzurpuar sheshin e Prishtinës, e t’i privojë qytetarët nga mundësia e shfrytëzimit të sheshit për disa net. Ky skandal me të miturit është i përvitshëm dhe për këtë duhet të jep llogari kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti”.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …