Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Isa Mustafa kërkon argumente për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke komentuar  polemikat e fundit të zhvilluara për demarkacionin me Malin e Zi, ka deklaruar se nuk ka ashpërsim të gjuhës, por kërkesa për argumentim.  Të gjitha çështjet do të zgjidhen në dobi dhe interes të qytetarëve të Kosovës, pasi sipas tij, shënimi i kufirit është në interes të qytetarëve për realizimin e lëvizjes së lirë. Lidhur me tryezën e 3 gushtit, Mustafa tha se ajo do të sjellë vetëm argumente.  Këto deklarata Mustafa i bëri sot, gjatë vizitës në fshatin Plemetin, ku kanë filluar punimet për urat, të cilat do të lidhin këtë fshat me fshatin Hamidi. Në këtë vizitë, Mustafa ishte i shoqëruar me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetarin e Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, i cili e vlerësoi lartë projektin për ndërtimin  e urës, e cila, sipas tij, do të mundësojë lëvizje më të lehtë të qytetarëve të asaj ane. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …