Genc Pollo

Genc Pollo: Të papranueshme mesazhet që ambasadori Donald Lu, iu drejtoi deputetëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë,  në një intervistë për “Panorama”, sqaron edhe rolin e ndërkombëtarëve në proces dhe mesazhet e përcjella nga Ambasada e Amerikës për deputetët e Kuvendit. Ai  i cilëson si të papranueshme mesazhet që ambasadori Donald Lu,  nisi për deputetët, duke theksuar se masat për të cilat flitej në ato tekste janë të rezervuara për terroristët dhe kriminelët. “Çdo betejë ka kosto, pavarësisht se mbyllet me fitore a disfatë. Për fatin e mirë të PD-së e të shtetit ligjor, kjo betejë u mbyll me fitore. Ndërsa deklarimi publik i votës pro reformës pikërisht në momente kritike të vendimmarrjes, mendoj se i dobësoi pozitat e negociatorëve të PD-së e deputetëve të opozitës në komision. “Vota e deputetit përcaktohet në trekëndëshin interesi i zonës zgjedhore-linja e partisë-bindja vetjake. Të shtosh kërcënimin si kënd të katërt është fyese. Të kërcënosh me masa që rezervohen për terroristët e kriminelët është e papranueshme dhe padobishme.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …