Bernard Nikaj, PDK: Dimri po na vjen, me terr edhe me tarifa të larta

Bernard Nikaj: Fjalët e Albin Kurtit janë “Ëndrra”, ndërsa Qeveria e tij po sillet si në opozitë

Bernard Nikaj ka komentuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se të gjitha ato që ai përmendi ishin thjesht “ëndrra të Kurtit”. Nikaj e akuzoi Kurtin për mungesë lidhjeje me realitetin, duke shtuar se fjalët e tij nuk pasqyrojnë gjendjen aktuale në Kosovë. ai  gjithashtu foli për situatën politike në Kosovë, duke thënë se PDK-ja po shikon një “disponim të madh” nga qytetarët në mbështetje të kandidaturës së Bedri Hamzës për kryeministër, i cili do të jetë rival i Albin Kurtit në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai e kritikoi Kurtin, duke thënë se ai jeton në një “univers paralel” dhe nuk e sheh gjendjen e qytetarëve të Kosovës, që po përballen me shumë probleme. Nikaj theksoi se qeveria e Kurtit po sillet si një qeveri në opozitë, duke mos adresuar nevojat dhe sfidat që kanë qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …