Kryeministri Isa Mustafa, ka marrë vendim për lirimin nga detyra e zëvendës-ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi i cili ka mbajtur edhe poste të tjera fitimprurëse nga buxheti i Kosovës. Sipas njoftimit të Qeverisë, Selimi në përputhje me aktet ligjore, do të vazhdojë angazhimin në postin e koordinatorit nacional në Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit ku edhe ka punuar një kohë të gjatë duke vjelë të ardhura dhe përfitime materiale, përveç pagës së zëvendës-kryeministrit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
