Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje prej 50% të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta. Ai ka theksuar se kjo rritje është më e pakta që mund të bëjnë për ata që dhanë gjithçka për ne. ‘‘Për familjet e dëshmorëve rritje të pensioneve për 50%. Përtej kësaj nuk këna me i detyru familjet e dëshmorëve me zgjedh mes pensionit të moshës dhe pensionit të dëshmorit. Duhet me largu një pengesë ligjore që është e paarsyeshme që është me iu mohu atyre e drejta me punu në sektorin privat.  Pse mos të punojnë ata? Për më tepër, do të ndaloj mohimin e të drejtës së veteranëve për t’u punësuar në sektorin privat dhe do të garantoj që familjet e dëshmorëve të ruajnë të drejtën për pensionin e moshës. Ma mirë për Kosovën, ma mirë për krejt qytetarët!’’, ka shkruar Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …