Ministri, Hekuran Murati, kritikon Gjykatën Kushtetuese, sepse ia pezulloi vendimin e tij arbitrar

Hekuran Murati; Nëse qytetarët që nuk dëshirojnë të pranojnë ndihmën prej 100 eurove nga Qeveria, mund ta refuzojnë atë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se qytetarët që nuk dëshirojnë të pranojnë ndihmën prej 100 eurove  nga Qeveria, mund ta refuzojnë atë. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka drejtuar dy pyetje ministrit Murati, duke kritikuar qasjen e tij. “Dy pyetje për Hekuran Muratin: Qytetarëve, të cilët në këto ditë të ftohta s’po kanë rrymë nga 8 orë, Hekurani sot ju paska dhënë një mundësi: ai paska thënë: ‘Nëse nuk i doni 100 euro, mos i merrni’, dhe po ju tregon mënyrën se si mund t’i refuzoni ato”. A e kanë mundësinë qytetarët mos të i paguajnë faturat e rrymës, pasi që në këto ditë të ftohta po përballen me nga 8 orë reduktime? A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos me paguar 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve? Bajrami tha se Murati nuk duhet ta trajtojë buxhetin e shtetit si me qenë buxhet i tij personal. Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq”, shkruan Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …