Hysni Ngucati

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur lidhur me qëndrimin në paraburgim në burgun e Gjykatës Speciale, në Hagë

Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka ndarë detaje nga përvoja e tij në paraburgim në Hagë, duke përmendur vizita selektive të zyrtarëve dhe duke kritikuar ashpër Gjykatën Speciale dhe prokurorin Jack Smith. Ai tha  zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi kishte vizituar vetëm Rexhep Selimin, duke anashkaluar pjesëtarët e tjerë që po mbaheshin në paraburgim. “Erdhi në vizitë, vizitë tinëzare. E ka vizituar vetëm Rexhën, te ne nuk ka qenë kurrë,” tha Gucati. Në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve të Gjykatës Speciale, Gucati ngriti akuza të rënda ndaj prokurorit Jack Smith, duke e quajtur atë “gënjeshtar të madh” dhe duke e akuzuar për falsifikime. “Për katër vjet e gjysmë nuk ka mundur të zbulojë kush i vodhi ato 7 mijë faqe dokumentesh,” tha ai, duke shtuar se kjo situatë mund të jetë përdorur për të destabilizuar vendin. Ai përmendi gjithashtu sfidat e burgimit, si mungesën e vizitave familjare për 11 muaj, por vlerësoi trajtimin nga gardianët dhe stafi mjekësor.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …