Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër i Infrastrukturës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër i Infrastrukturës, duke e cilësuar atë si një kohë transformuese për vendin.  Në vitin 2008, Kosova ishte në baltë dhe unë e kam nxjerrë atë në asfalt, tha Limaj, duke nënvizuar rëndësinë e projekteve infrastrukturore që ai udhëhoqi. Duke kritikuar performancën e qeverisë aktuale, Limaj deklaroi se ajo nuk ka treguar rezultate në sektorë kyç si shëndetësia, arsimi dhe ekonomia. Kjo qeveri duhet të matet me rezultatet e veta. Cilat janë arritjet e saj në katër vite? Nëse unë them se do të angazhohem në fuqizimin e infrastrukturës publike, kjo përfshin liqene, lumenj, ujë-përçues dhe renovimin e energjisë. Fjala ime është garanci, sepse e kaluara ime dëshmon që unë realizoj projekte të mëdha, tha  Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …