Visar Azemi: “Ferizaj deri në 30 orë pa energji, dorëheqja nuk mjafton”

Visar Azemi, ka kritikuar ashpër qeverinë për ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike në Ferizaj, ku disa zona kanë mbetur pa furnizim për afro 30 orë.Azemi ka akuzuar qeverinë për dështimin e menaxhimit të krizës energjetike, duke thënë se situata ka shkatërruar çdo mundësi për një jetë dinjitoze për qytetarët. “Nuk mjafton vetëm dorëheqja! Ky pushtet është përgjegjës për krizën që po e kalojnë njerëzit,” deklaroi Azemi.Ai shtoi se “mafia energjetike” po bashkëpunon me njerëz të pushtetit, duke lënë qytetarët e Ferizajt në terr. “Kjo është skandaloze!” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …