Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, për problemet e fundit me energjinë elektrike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, për problemet e fundit me energji elektrike, raporton KosovaPress. Haradinaj tha se Kurti ka penguar secilin investim në energji dhe se është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me shitblerjen e saj prandaj edhe duhet ftuar në prokurori. Sipas të parit të AAK-së, Qeveria gjatë këtij mandati “ka ditur të mashtrojë qytetarët e vendit në mënyrë shumë të mirë”. Ditët e fundit shumë zona të vendit kanë mbetur në terr për kohë të gjatë, dhe KEDS0-i ka raportuar për rritje enorme të konsumit me uljen e temperaturave deri në 1400 Megavat në orë, si dhe për mbingarkesë në sistem.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …