Enver Hoxhaj

Ish ministri, Enver Hoxhaj, iu ka drejtuar bashkatdhetarëve në diasporë, duke i ftuar të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare

Ish ministri, Enver Hoxhaj, iu ka drejtuar bashkatdhetarëve në diasporë, duke i ftuar të ushtrojnë të drejtën e  votës në zgjedhjet parlamentare. Gjatë bashkëbisedimit, Hoxhaj theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe kërkoi mbështetje për PDK-në, duke e cilësuar këtë proces si vendimtar për të ardhmen e Kosovës. Ai e quajti këtë periudhë zgjedhore si “më të rëndësishmet që nga viti 2007” dhe i bëri thirrje mërgatës që të kontribuoni për një Kosovë më të fortë duke mbështetur partinë e tij. Bashkatdhetarët, nga ana e tyre, shprehën përkushtimin e tyre të palëkundur për të mbështetur liderët që punojnë për interesat e Kosovës. Ata siguruan se do të angazhohen për të motivuar sa më shumë votues në mërgatë.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …