Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

Autoritete të KFOR-it kanë pranuar një zotim me shkrim nga Qeveria se nuk do të dërgohen ushtarët e FSK-së në pjesën veriore të Kosovës

Autoritete të forcave paqeruaKFORjtëse të KFOR-it kanë pranuar një  garanci me shkrim nga Qeveria, cila zotohet se  nuk do të dërgohen ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në pjesën veriore të vendit,  pa autorizimin e komandantit të kësaj force. Zyrtarë të lartë të NATO-s kanë theksuar se marrëveshja e vitit 2013 mes saj dhe Kosovës është ende në fuqi,  dhe,  se çdo operacion i FSK-së në veri duhet të realizohet në koordinim me KFOR-in. Zyrtarët gjithashtu kanë lavdëruar respektimin e vazhdueshëm të kësaj marrëveshjeje nga institucionet e Kosovës dhe theksuan rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon. Për sa i përket detajeve të garancisë, KFOR-i ka theksuar se nuk mund të ofrojë informacione të mëtejshme mbi komunikimet e brendshme zyrtare, me autoritetet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Askush nuk duhet të ketë imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës, as deputetët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar që moszbatimi i qëllimshëm i …