leoni

Faton Klinaku

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit të qeverisë lidhur me rritjen e pensioneve të veteranëve

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit të qeverisë lidhur me rritjen e pensioneve të veteranëve. Ai  ka thënë me këtë vendim, veteranëve të UÇK-së u është rritur pensioni vetëm 34 euro. Duke kritikuar qeverinë Kurti për mostrajtimin e duhur të veteranëve të UÇK-së, ka kërkuar që mos t’i besojnë mashtrimit më 9 shkurt.  Faton Klinaku  ka shkruar ky pushtet i ka hequr veteranët e luftës së UÇK-së nga paga minimale në Kosovë (350€), nga 170€ sa i kanë marrë do të thotë se me këtë ka pasur zbritje prej 180€. E tash, vendimi prej 20% rritje në kohë fushate është 34€. Në vend se veteranët t’i merrnin 350€, tash do t’i marrin 204€. Nëse votuesi mashtrohet përsëri kjo është çështje e tij, por kaluan katër vite dhe çështja e ‘verifikimit’ të veteranëve nga kjo qeveri ka qenë vetëm farsë e që i është dashur dhe i duhet vetëm për opinionin publik, çështje e cila është e një procesi gjyqësor i cili nuk ka përfunduar ende. Më e pakta që duhet të bëjnë veteranët e luftës së UÇK-së dhe familjet e tyre, është që mos t’i besojnë më mashtrimit”, ka shkruar, Faton Klinaku, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …