Ish-këshilltari politik, Atdhe Prelvukaj zë punë në Ministrinë e Jashtme, pavarësisht kufizimeve ligjore

Atdhe Prelvukaj, i cili më parë ka shërbyer si këshilltar i jashtëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është punësuar në pozitën e Zyrtarit të Shërbimit të Jashtëm, pavarësisht kufizimeve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. Prelvukaj fillimisht ishte angazhuar si këshilltar i zëvendësministres Liza Gashi dhe më pas në kabinetin e ministres Donika Gërvalla. Emri i tij figuron në listën e kandidatëve të përzgjedhur pas konkursit të shpallur më 28 tetor 2024 për 21 pozita në MPJD. Ligji specifikon se këshilltarët politikë konsiderohen zyrtarë të lartë dhe u ndalohet të aplikojnë për pozita në administratë gjatë mandatit të tyre. Kjo situatë ka ngjallur dyshime për shkelje të ligjit dhe konflikt interesi, duke ngritur shqetësime për zbatimin e dispozitave ligjore në administratën publike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …