PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë më të mirë me Bedri Hamzën, kryeministër

PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë më të mirë me Bedri Hamzën, kryeministër

 
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve.
 
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi para të pranishmëve tha se Bedri Hamza është Kryeministri ma i mirë që mund ta ketë sot Kosova.
  
“Sot qëndroj para jush për t’ju siguruar se ne ofrojmë një plan konkret, një program të detajuar dhe gjithëpërfshirës, realist dhe të realizueshëm, i cili do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Për ta bërë Kosovën ma të fortë! Për ta bërë Kosovën ma të mirë! Kjo është arsyeja pse zgjodhëm Bedri Hamzën që të na prijë në këto zgjedhje, sepse Kosovës i duhen aftësitë, përvoja dhe personaliteti i Bedriut për të materializuar planin tonë transformues”, theksoi Krasniqi.
 
Lideri i PDK-së tha se aq sa është krenar me Hamzën, punën dhe programin e tij, po aq mburret me listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së, e cila është lista ma e mirë në këto zgjedhje, lista fituese.
  
“Një listë me personalitete të jashtëzakonshme, me kontribute të shquara profesionale e patriotike, ku më shumë se gjysma e kandidatëve garojnë për herë të parë. Kjo është lista e qytetarëve. Kjo është lista e Kosovës. Kjo është lista e Fitores”, shtoi Krasniqi.
 
“Votoni për shpresë. Votoni për një Kosovë ma të mirë. Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131. Përgjigjuni kësaj thirrjeje me pozitivitet dhe unë ju premtoj një gjë qysh sonte. Me 9 shkurt, së bashku, do të ngritemi. Me 9 shkurt, së bashku, do të fitojmë”, tha Krasniqi.
  
Këto janë zgjedhjet e dyta që Memli Krasniqi i udhëheqë si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, pas Zgjedhjeve Lokale 2021, ku PDK fitoi në më së shumti komuna dhe ka numrin më të madh të asamblistëve.
  
“Kjo fitore erdhi sepse ne promovuam kandidatët më të mirë që janë dëshmuar si liderë të denjë. Sot, unë jam krenar me 10 kryetarët e komunave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, që janë kampionë të qeverisjes së mirë. Qytetarët shohin përtej logove dhe flamujve partiak. Sidomos në një vend të vogël si yni, ku është e lehtë të njohim njëri-tjetrin. Qytetarët kërkojnë njerëz që mund t’ju besojnë dhe t’i respektojnë për t’i udhëhequr. Dhe pikërisht për këtë arsye, jam thellësisht i bindur se Kuvendi i Ri dhe Qeveria e Re do të jenë shumë më të mira sesa këto që i kemi sot”, tha Krasniqi.
 
Krasniqi, nga Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ka përshëndetur dy liderët e UÇK-së dhe PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, si dhe Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi dhe shokët e tyre që po zhvillojnë betejën e fundit në Hagë për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit tonë.
 
“E di që sikur mua, po ju mungojnë shumë secilit prej jush, e mezi po e presim rikthimin e tyre në Kosovë, pranë familjeve e miqve, por, deri atëherë, le t’ua bëjmë një premtim. Kosovën do ta bëjmë ma të mirë, sepse kjo është ajo që ne bëjmë dhe kemi bërë gjithmonë. Partia Demokratike e Kosovës është gati për këtë detyrë. Partia Demokratike e Kosovës është gati për fitore”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Qeveria Kurti më ka shantazhuar e kërcënuar

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka akuzuar hapur qeverinë në detyrë …