Industria e Naftës e Serbisë është përfshirë në paketën e re të sanksioneve amerikane ndaj sektorit energjetik rus, në këtë vend

Industria e Naftës e Serbisë është përfshirë në paketën e re të sanksioneve amerikane ndaj sektorit energjetik rus, me një kusht të qartë nga Uashingtoni: pronësia ruse në NIS duhet të jetë zero. Kjo u konfirmua nga ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Departamenti i Financave amerikane,  njoftoi të premten sanksione ndaj mbi 200 subjekteve që operojnë në sektorin energjetik rus, përfshirë NIS. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e cilësoi këtë situatë si “sanksione të rënda” për Serbinë, por theksoi se vendi nuk është shkaktar i tyre. James O’Brien tha se për të eliminuar rrezikun, Rusia nuk duhet të menaxhojë këtë kompani kyçe në Serbi. Ai shprehu pritshmëritë që Serbia të gjejë një zgjidhje që çon në një “pronësi konstruktive” duke theksuar se ky duhet të jetë rezultati përfundimtar i bisedimeve. Qeveria serbe i kishte shitur sektorin në vitin 2008 kompanisë ruse Gazprom Neft, e cila zotëron aktualisht 56.% të aksioneve, ndërsa Serbia mban 29.%.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …