Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar kundër komenteve dhe pyetjeve të adresuara ndaj tij në platformat sociale

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka reaguar kundër komenteve dhe pyetjeve të adresuara ndaj tij në platformat sociale, duke u ndalur veçanërisht te një komentues që e akuzonte për mungesë integriteti. Rama iu përgjigj një komentuesi që përmendi “hundën shtrembër” dhe e akuzoi për abuzim me drogën. Kryeministri sqaroi se deformimi në hundë është rezultat i dhunës së ushtruar ndaj tij në vitin 1997, gjatë periudhës së trazirave të shkaktuara nga kolapsi i piramidave financiare. Në janar 1997, duke mbledhur firma për një peticion për dorëheqjen e qeverisë, më dolën pritë poshtë pallatit. Më lanë të mbuluar me gjak me leva dhe doreza hekuri, tha Edi Rama, duke kujtuar dhunën që pësoi atëherë. Mos imitoni verbërisht modelin e politikës së turpit, u shpreh ai, duke i bërë thirrje njerëzve të ruajnë dinjitetin dhe të mos bien pre e shpifjeve apo manipulimeve politike. Ai nënvizoi rëndësinë e një opozite të shëndetshme dhe dinjitoze në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …