Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti, ka njoftuar se më 15 janar, do të zhvillohet takimi i parë në Bruksel, në nivel zëvendësish

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti ka njoftuar se më 15 janar 2025, do të zhvillojnë takimin e parë në Bruksel, në nivel zëvendësish. Kosova do të përfaqësohet nga Halil Cenaj, i caktuar si përfaqësues i delegacionit. Hoti e quajti këtë takim një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes së “Deklaratës për Persona të Zhdukur”, të miratuar më 2 maj 2023. Takimi ka për qëllim: Përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme. Adresimin e çështjeve kryesore lidhur me personat e zhdukur, përfshirë monitorimin e zbatimit të marrëveshjes dhe shkresën për arkivat e dorëzuar Serbisë. Hoti shpjegoi se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, nuk do të marrë pjesë në takim, por nënvizoi rëndësinë e vijimit të përkushtimit për çështjen e personave të zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …