Ministri Maqedonci dhe gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, ndodhën në vizitë zyrtare në Amerikë, për fuqizimin e mbrojtjes së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite, ata do të marrin pjesë në takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Shtetit, Senatin e amerikan dhe institucione të tjera, me fokus në forcimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. “Këto ditë po qëndroj për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Gjatë kësaj vizite, do të zhvilloj takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera. Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë,” ka deklaruar ministri Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Askush nuk duhet të ketë imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës, as deputetët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar që moszbatimi i qëllimshëm i …