Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka filluar paraqitjen dëshmitari i 112-të i Prokurorisë, Sokol Dobruna në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka filluar paraqitjen  dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit,  Sokol Dobruna në gjykimin kundër; Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sokol Dobruna në këtë proces  është duke dëshmuar përmes video-lidhjes. Ai është i përfaqësuar nga avokati Arianit Koci, i cili u pyet nga trupi gjykues se a ka ndonjë çështje në të cilën klienti i tij mund të vetë-inkriminohet gjatë dëshmisë. Kërkoj pak mundësi të bisedoj  lidhur me lëndën me klientin tim për shkak se thjesht nuk mundet me i përcjellë operacionet pak më komplekse në këto çështje. Kështu që rrjedhimisht nuk kam pa ndonjë indikacion që mund të vetë-inkriminohet”, u përgjigj Koci. Megjithatë, trupi gjykues tha se në rast që del ndonjë e tille, Koci duhet të njoftojë. Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar prokurori John Capin. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith, dëshmia e këtij dëshmitari pritet që të zgjasë rreth dy ditë. Ai tha se Prokurori ka parashtruar se i duhen rreth një orë për pyetje, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë parashtruar se i duhen gjashtë orë për kundër-pyetjet. Të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …