Mërgim Lushtaku, kandidat i PDK-së, për deputet, ka shprehur optimizëm të madh për fitore, në zgjedhjet e ardhshme

Mërgim Lushtaku, kandidat i PDK-së, për deputet, ka shprehur optimizëm të madh për fitore, në zgjedhjet e ardhshme

Mërgim Lushtaku, kandidat i PDK-së, për deputet, ka shprehur optimizëm të madh për fitoren në zgjedhjet e ardhshme, duke e cilësuar këtë si një moment historik për Kosovën. Lushtaku theksoi se angazhimi i tij dhe i ekipit të PDK-së është i palëkundur për të rikthyer vendin në rrugën e duhur. “Ne nuk ndalemi! Me vendosmëri dhe besim të plotë, jemi 100% të sigurt për fitoren që do të hapë një kapitull të ri për Kosovën,” shkroi Lushtaku, duke shtuar se çdo qytetar dhe çdo takim po shndërrohet në një frymëzim për ndryshim. Ai nënvizoi rëndësinë e drejtësisë, dinjitetit dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, duke e cilësuar këtë moment si një pikë kthese për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin. Me slogane si “Kosova meriton më mirë” dhe “Koha për të lulëzuar”, Lushtaku ftoi qytetarët të bashkohen në vizionin e PDK-së për një Kosovë të re dhe të drejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …