Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka shprehur kritika të ashpra për punën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka shprehur kritika të ashpra për punën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme për këtë rol. Në një deklaratë të tij ai e përshkroi performancën e saj si “mjerim për Kosovën”, duke vënë në pah mungesën e nivelit dhe fokusit në politikën e jashtme. “Ka qenë mjerim për Kosovën kënd e ka pasur ministre të Jashtme. Pa nivel diplomatik,  pa fokus, arrogante, e hidhëruar që e ka përdorur për qërim hesapesh, gjuajtje shtrigash në ministri. Fyerje dhe sharje të opozitës. Kjo ka qenë ministrja, deklaroi ai. Avni Arifi theksoi gjithashtu se nën udhëheqjen e Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës, politika e jashtme e Kosovës ka pësuar regres, duke përmendur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian si shembuj të dështimeve. Derisa politika e jashtme udhëhiqet nga Albin Kurti e Donika Gërvalla, s’ka progres. As nuk ke njohje, as nuk ke progres, nënvizoi Avni Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …