Ejup Maqedonci vizitoi fabrikën e helikopterëve në Amerikë, dhe konfirmoi shtimin e helikopterëve, “Black Hawk” në flotën e ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka inspektuar fabrikën, ku prodhohen helikopterët e njohur, Black Hawk. Ai njoftoi se këta helikopterë do të jenë pjesë e flotës ajrore të ushtrisë së Kosovës. Maqedonci, i shoqëruar nga Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Ambasadori Blerim Reka, pati mundësinë të takohej me menaxhmentin e kompanisë dhe të diskutojë mundësitë e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai theksoi se këta helikopterë do të rrisin sigurinë e Kosovës dhe forcën ajrore të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …